Shembet çatia e kishës në Meksikë, humbin jetën 9 persona

cd9700cfcda044569c14088e07bb3d6d
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë janë bllokuar pas shembjes së një çatie kishe në Meksikë.
Mediat lokale raportuan se 49 persona u lënduan dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia në shtetin bregdetar të Tamaulipas bëri me dije se rreth 100 persona ishin në meshë në momentin e shembjes.
Një numër fëmijësh besohet të jenë në mesin e të bllokuarve dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar.
Peshkopi i dioqezës së Tampico-s, José Armando Álvarez Cano, i dërgoi një mesazh komunitetit në mediat sociale duke thënë se po punohet “për të gjetur ata nën rrënoja”.
Ai tha se ishte një “kohë e vështirë” dhe përfundoi fjalimin e tij në video duke thënë: “Zoti ju ndihmoftë”.