Shembet një urë në ndërtim në Holandë, 2 viktima dhe 2 të plagosur
Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në Holandë, pasi një urë në ndërtim e sipër u shemb.
Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Sipas dëshmive në vendngjarje, punëtorët po ngrinin harqet e urës kur struktura u shemb.
Sipas Inspektoratit Holandez të Punës, pjesë të urës ranë mbi dy persona. Shumë punëtorë që ishin dëshmitarë të aksidentit po marrin mbështetje psikologjike.
Në zonë ishin mbledhur edhe shumë banorë për të parë ecurinë e punimeve dhe panë aksidentin, pasi ishte paralajmëruar se sot do të fillonte montimi i urës. Disa kishin shkuar posaçërisht për të dëshmuar fazën përfundimtare të projektit.