Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe rreth 21 të tjerë janë plagosur pas shëmbjes së tavanit të një ndërtese në një plazh në Majorka.
Punonjësit e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin disa persona të bllokuar nën rrënoja. “Ka katër të vdekur dhe rreth 21 të plagosur,” tha një zëdhënëse e shërbimeve të urgjencës.
Shërbimet e urgjencës shkruan në X se shtatë nga të plagosurit janë në gjendje shumë të rëndë për jetën.
“Ne kemi aktivizuar një reagim emergjent si pasojë e shembjes së tavanit të një ndërtese dykatëshe në Avenida Cartago në Playa de Palma, ku njerëzit janë bllokuar. Zjarrfikësit dhe policia lokale ndodhen në vendngjarje”, bëri me dije më herët, një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, deklaroi se po monitoronte nga afër situatën dhe se qeveria e tij do të vendosë në dispozicion të gjitha mjetet dhe personelin e nevojshëm.
Mbi ngjarjen reagoi edhe presidentja e Ishujve Balearik, Marga Prohens e cila u shpreh e tronditur mbi ngjarjen.
“Gjithë përzemërsinë dhe ngrohtësinë time për familjet e katër personave që humbën jetën në këtë incident tragjik dhe uroj shërimin e të gjithë të plagosurve”, shkroi Prohens në X.
Nuk është bërë e ditur nëse viktimat apo të plagosurit janë punonjës të restorantit apo pushues. Por Ministria e Jashtme konfirmoi se nuk ka raporte për shtetas britanikë të përfshirë në incident.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.