Shembja e pusetave, Unaza Perëndimore një mori problemesh në infrastrukturën rrugore

Kjo është një ndër pusetat e shumta në Unazën Perendimore që mund të bëhet rrezik evident për aksidente. Në të gjithë gjatësinë e saj të bien në sy puseta të shembura , duke detyruar kështu shoferët të devijojnë në korsinë tjetër të rrugës dhe të bëhen burime aksidentesh.Një pakujdesi e vogël, sidomos gjatë orëvë të vona të natës, kur mungon ndriçimi dhe mund të shkaktosh ndonjë aksident e sidomos për ata shoferë vendas apo të huaj të cilët kalojnë për herë të parë në këtë rrugë.
Prania e tyre dhe për më tepër në mes të rrugës përbën një faktor për shtimin e rrezikshmërisë. Për të devijuar gropat dhe pusetat e dëmtuara drejtuesit e automjeteve shpesh përballen me situata të frikshme, sidomos gjatë natës.Ndërkohë, edhe për vetë qytetarët që lëvizin me biçikleta rreziku është tepër i lartë.Është rrugë mjaft e qarkulluar si ditën ashtu dhe natën, nga automjete të shumta, megjithatë institucionet nuk merakosen për gjendjen e saj, ku veç gropave të hapura, edhe pusetat janë amortizuar në gjithë gjatësisë e saj.Ndaj është tepër e nevojshme për të ndërhyrë në riparimin e gropave dhe pusetave në rrugë.