Shembja e urës në Baltimorë, dyshohet për 6 viktima
Gjashtë persona, të cilët besohej se ishin pjesë e një ekuipazhi të ndërtimit të rrugëve, dyshohet se kanë humbur jetën pas përplasjes së anijes me urën Francis Scott Key në Baltimore duke shkaktuar shembjen e saj.
Disa nga individët e zhdukur janë shtetas meksikanë. Lajmi është bërë me dije nga Rafael Laveaga, Shefi i Seksionit Konsullor të Ambasadës së Meksikës në Uashington.
“Po, kombësitë përfshijnë të gjitha vendet që përmendët dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu gjithashtu, sepse e dimë se njerëzit tanë janë të përfshirë. Ishte një ekuipazh që po riparonte pjesë të gropave, mendoj se në urë, dhe ata janë ata që do ta ndërtojnë përsëri urën – latinët”, tha Laveaga.
Ky i fundit sqaroi më tej se është shumë herët për të përcaktuar kombësitë e të gjitha viktimave.
“Aksidente ndodhin dhe ishte një tragjedi shumë fatkeqe“, tha ai. Dy nga punëtorët e ndërtimit të zhdukur që nga shembja e urës ishin nga Guatemala.