Shembuj që frymëzojnë – Arjola Zadrima, gruaja që u përball dhe fitoi mbi sfidat e vështira të jetës

Grimca të rëndësishme dhe me ndikim në jetën e një gruaje vendosi t’i rrëfejë më 8 Mars në vetë të parë, para grave dhe vajzave në Shkodër, gazetarja dhe shkrimtarja Arjola Zadrima.
Teksa e dëgjon, të duket se po rrëfen historinë e jetës së saj, aq shpirt vendos në përcjelljen e historisë së një gruaje, e cila është vetë e pranishme.
Po për vetë Arjolën, cila është gjëja e parë që i vjen në mendje kur e pyesin për 8 Marsin?
Vetë Arjola ka përballuar e tejkaluar me sukses shumë sfida, të cilat mbase do të kishin thyer shumicën e njerëzve, gra apo burra.
Megjithatë, ajo vetë, siç edhe gruaja historinë e të cilës rrëfeu, gjetën forcën të ecin përpara, të sfidojnë deri edhe të papriturat më të vështira të jetës, pa u stepur. Dhe kjo nuk është një gjë që e dëgjojmë shpesh në përditshmëri.