Categories: KulturëLajme

Shembull diversiteti social e fetar, myftiu i Shkodrës,  Muhamed Sytari,  pret delegacionin e Kishës së Italisë

Një delegacion nga Kisha e Italisë, i kryesuar nga imzot Xhuzepe Mengoli, Ipeshkëv i Dioqezës së San Severos, është pritur nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë takimit u bashkëbisedua rreth vlerave të besimit e harmonisë në mesin e besimtarëve, sfidave të kohës dhe domosdoshmërisë së ruajtjes së ekuilibrave të harmonisë, që njeriu të jetojë me dinjitet, si krijesë fisnike.

Nga ana e tij, imzot Mengoli është ndalur tek përshtypjet që ka përjetuar gjatë kësaj vizite, duke evidentuar praninë e shumë flamujve kombëtarë.

“Përshtypja e parë është se ky vend fillon të besojë tek vetvetja dhe po merr shumë nga historia e tij. Një histori plagësh, vuajtjesh, persekutimi. Dhe siç dihet, historia mëson shumë dhe këtë vend e shoh shumë të vëmendshëm. Një mik thonte se nacionalizmi është vertetë i pranishëm, një detaj i vogël që në Itali nuk është, prania e shumë flamujve. Ne vendosim flamuj vetëm kur Italia fiton ndonjë ndeshje. Këtu shohim se ka një unitet kombëtar, që funksionon në diversitet. Sekreti sipas meje,  ky diversitet social, fetar është pasuri. E gjithë kjo është një provë se paqja mund të fitojë”, – u shpreh peshkëvi i Dioqezës së San Severos Itali, Giuseppe Mengoli .

Bashkëbisedimi vijoi me pyetje-përgjigje, ku u dëshmua fryma e lartë e komunikimit të qytetëruar në mesin drejtuesve fetarë, muslimanë e të krishterë. Me një mesazh për mediat e pranishme, ky takim u mbyll me urime dhe lutje të përbashkëta, me shpresën e ritakimit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

5 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

5 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

6 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

6 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

6 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

6 hours ago

This website uses cookies.