Shën Rroku, tradita e “ndarjes” me liqenin, legjenda i mbetet së shkuarës, pushuesit vijojnë plazhin në Shirokë
Banorët e Shirokës pas datës 16 gusht nuk lahen më në liqenin e Shkodrës në respekt Shën Rrokut. Gojëdhëna thotë se, para dy shekujsh ky prift ndaloi vdekjet masive nga mortaja duke u kujdesur për peshkatarët, të cilët peshkonin në liqenin e Shkodrës. .
Liqeni i Shkodrës tashmë çdo vit e më shumë po frekuentohet si plazh, jo vetëm nga banorët e zonës përreth , por qytetarë të ardhur nga Shkodra dhe qytete të tjera. Ndaj, edhe kjo traditë për të ndërprerë larjen në ujërat e liqenit pas datës 16 gusht po zbehet.
Të vetmit, të cilët ende vijojnë respektimin e kësaj tradite, për të mos u larë në liqen pas datës 16 gusht, janë banorët e Shirokës.