Shëndeti i gruas “Post-Partum”/Çela: Ende tabu diskutimi i shëndetit të gruas

Shëndeti i gruas “Post-Partum” ishte tema e seminarit të zhvilluar në Shkodër. Specialisti Kristi Çela e vuri theksin tek rëndësia e shëndetit seksual të grave pas lindjes, një temë e cila ende në vendin tonë mbetet tabu. Ndarja e përvojave dhe historive personale bëri bashkë rreth 20 gra dhe nëna të reja. Seminari u organizua në formën e një tryeze diskutimi nga qendra e sipërmarrësve të rinj, me partneritet Bashkinë Shkodër dhe qendrën rinore Arka.Pas lindjes nënat e reja pësojnë ndryshime të mëdha, ku përjetimi i ankthit, pasigurisë dhe frikës për të ardhmen e çojnë atë në jo pak raste në depresion. Ndaj krijimi i një rrjeti mbështetës ndaj njëra tjetrës dhe ndihma e profesionistëve mbetet zgjidhja më e mirë.