“Shëndeti mbi të gjitha”, Ministria thirrje për vaksinimin kundër virozave stinore

vaksinimin kundër virozave

Vaksinimi është i rëndësishëm, pasi nuk është kurrë vonë për t’u mbrojtur.

Ky është apeli i bërë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministrja Albana Koçiu solli këshillat e mjekëve duke theksuar se çdokush duhet të konsultohet me mjekun e familjes për çdo shqetësim dhe qendrat shëndetësore janë në gatishmëri 24/7.

Mjekja e familjes, Xhentiljana Nazaj, pranë Qendrës Shëndetësore Nr. 10, u shpreh se vihet re një rritje e numrit të pacientëve që paraqiten me simptomat e virozave të gripit stinor gjatë këtij muaji.

Jemi në ditët e para dhe vihet re një rritje e numrit të pacientëve që paraqiten me simptoma të virozave të gripit stinor. Natyrshëm na lind pyetja, si duhet të mbrohemi nga këto viroza. Përveç respektimit të kushteve të higjienës, shmangia e ekspozimit në ambiente të mbyllura me shumë persona, ushqimi i shëndetshëm etj. ajo që dua të theksoj si faktorin më kryesor mbrojtës është vaksinimi nga gripi stinor.

Ne i ofrojmë vaksinat e gripit në qendrat tona shëndetësore dhe vazhdojmë akoma të aplikojmë këto vaksina. Vihet re që pacientët të cilët e kanë kryer rregullisht vaksinën e gripit e kalojnë virozën e stinës me simptoma më të lehta, kryesisht pa komplikacione,” këshilloi Dr. Nazaj.

Më herët, ministrja Koçiu është shprehur se deri tani janë përdorur rreth 75 për qind e sasisë totale të vaksinave të siguruara për grupet e riskuara.

Sipas udhëzimeve të Ministrisë, vaksinat antigrip mund të bëhen nga personat e moshuar mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, ata me probleme të sistemit kardiovaskular, të sistemit pulmonar dhe të sistemit renal.

E këshillueshme është që vaksina të merret edhe nga gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës mbi gjashtëmuajsh.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.