Lajme

“Shëndeti mbi të gjitha”, Ministria thirrje për vaksinimin kundër virozave stinore

Vaksinimi është i rëndësishëm, pasi nuk është kurrë vonë për t’u mbrojtur.

Ky është apeli i bërë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministrja Albana Koçiu solli këshillat e mjekëve duke theksuar se çdokush duhet të konsultohet me mjekun e familjes për çdo shqetësim dhe qendrat shëndetësore janë në gatishmëri 24/7.

Mjekja e familjes, Xhentiljana Nazaj, pranë Qendrës Shëndetësore Nr. 10, u shpreh se vihet re një rritje e numrit të pacientëve që paraqiten me simptomat e virozave të gripit stinor gjatë këtij muaji.

Jemi në ditët e para dhe vihet re një rritje e numrit të pacientëve që paraqiten me simptoma të virozave të gripit stinor. Natyrshëm na lind pyetja, si duhet të mbrohemi nga këto viroza. Përveç respektimit të kushteve të higjienës, shmangia e ekspozimit në ambiente të mbyllura me shumë persona, ushqimi i shëndetshëm etj. ajo që dua të theksoj si faktorin më kryesor mbrojtës është vaksinimi nga gripi stinor.

Ne i ofrojmë vaksinat e gripit në qendrat tona shëndetësore dhe vazhdojmë akoma të aplikojmë këto vaksina. Vihet re që pacientët të cilët e kanë kryer rregullisht vaksinën e gripit e kalojnë virozën e stinës me simptoma më të lehta, kryesisht pa komplikacione,” këshilloi Dr. Nazaj.

Më herët, ministrja Koçiu është shprehur se deri tani janë përdorur rreth 75 për qind e sasisë totale të vaksinave të siguruara për grupet e riskuara.

Sipas udhëzimeve të Ministrisë, vaksinat antigrip mund të bëhen nga personat e moshuar mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, ata me probleme të sistemit kardiovaskular, të sistemit pulmonar dhe të sistemit renal.

E këshillueshme është që vaksina të merret edhe nga gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës mbi gjashtëmuajsh.

RTSH Shkodra

Recent Posts

80-vjetori i çlirimit të Aushvicit, Begaj: Krimet e përbindshme, dëshmi se ku çon verbimi pas ideologjive totalitare

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 80-vjetorin e çlirimit të Aushvicit, teksa e konsideron Holokaustin si…

15 minutes ago

Dita Përkujtimore e Holokaustit, Rama: Shqipëria gjithnjë e hapur për popullin hebre

Në Ditën Përkujtimore të Holokaustit, kryeministri Edi Rama ka kujtuar edhe rolin e Shqipërisë në…

21 minutes ago

Moti për ditën e sotme me kthjellime dhe rritje temperaturash

Për ditën e sotme (27 janar) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…

6 hours ago

Egnatia në vend të parë, Tirana, Skënderbeu e Laçi gjejnë fitoren

Kampionati “Abissnet Superiore” uli siparin e javës së 22-të me dy ndeshjet e fundit; AF…

6 hours ago

Egnatia mposht Vllazninë në Shkodër dhe ngjitet e vetme në krye të renditjes

Një ndeshje shumë e bukur është zhvilluar në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Egnatias, por…

6 hours ago

Milani përmbys Parmën në kohën shtesë, Conceiçao “kriset” me dyshen Leao- Theo

Ndeshje e çmendur në “San Siro”. Milani përmbys Parmën, duke fituar 3-2 sfidën e vlefshme…

23 hours ago

This website uses cookies.