Shendeti mendor, Preçi: Me rritjen e temperaturave, ka një përkeqësim të simptomave
Ndryshimi stinor dhe rritja e temperaturave ndikon në ndryshimet e shendetit mendor, shpesh herë edhe duke i përkeqësuar simptomat.
Preci tregon se pjesa dërmuese e pacienteve vijnë nga rrethe të tjera, ku krahas vështirësive të shumta po përballen edhe me mungesën e transportit.
Mungesën e transportit e pranojnë edhe vetë familjarët e pacientëve, të cilët tregojnë se detyrohen të lëvizin me taksi.
Qendra komunitare e shendetit mendor në Shkodër mbulon me shërbim amabulator të gjithë rajonin verior, ku çdo ditë përballon një fluks prej 30 persona të rritur dhe 10-15 fëmijë.