Shëndeti mendor, shtohen rastet / Në Lezhë aktivitet sensibilizues për këto sëmundje

shendeti mendor lezhe
Numri i personave të prekur nga problemet e shëndetit mendor ka ardhur në rritje në Qarkun e Lezhës.Alarmi është dhënë nga drejtuesit e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Shërbimit Social Shtetëror, gjatë një aktiviteti sensibilizues për këtë sëmundje që u zhvillua në Lezhë. Për t’iu ardhur në ndihmë personave me probleme të shëndetit mendor, janë ndërmarrë një sërë veprimesh si ofrimi i trajnimeve si dhe janë ngritur shërbimet bio psiko-sociale në qendrat shëndetësore.Të pranishëm në këtë aktivitet, bluzat e bardha dhe përfaqësuesit e institucioneve përcollën mesazhe sensibilizuese dhe vunë theksin tek kontrollet mjekësore për tajtimin e kësaj sëmundje.Në aktivitetin e organizuar në Lezhë në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, u përcollën mesazhe të ndryshme sensibilizuese si dhe shpërndanë proshura për qytetarët.