Shëngjin-Lezhë me trafik të rënduar/ Pushuesit nuk braktisin plazhin edhe pse pë…

Shengjin Lezhe me trafik te renduar Pushuesit nuk braktisin plazhin edhe
Shëngjin-Lezhë me trafik të rënduar/ Pushuesit nuk braktisin plazhin edhe pse përballen me rradhë të gjata automjetesh
Çdo fundjavë krijohen rradhë të gjata automjetesh pasi mijëra turistë i drejtohen plazhit të Shëngjinit, veçanërisht pushuesit nga Kosova që i mbeten besnik këtij bregdeti.
Edhe këtë fundjavë që lamë pas, pavarësisht motit të keq, pushuesit i janë drejtuar plazhit të Shëngjinit duke krijuar rradhë të gjata automjetesh që arrinin deri në 7 km.
Më problematik është segmenti Shëngjin-Lezhë e deri tek kryqëzimi i rrugës së Kosovës.
Por me gjithë vonesat e trafikut qytetarët nga Kosova nuk e braktisin plazhin e Shëngjinit dhe vijojnë ta zgjedhin edhe këtë sezon për të pushuar.