Shëngjini sërish i preferuar, pushuesit zgjedhin bregdetin e Lezhës edhe gjatë shtatorit

61782ad6c7ee4ada834d53069f9b06af

61782ad6c7ee4ada834d53069f9b06af

Pushuesit e shumtë nuk e kanë braktisur plazhin e Shëngjinit edhe tani në ditët  të shtatorit.  Ditët me diell, temperaturat e larta,  pastërtia rregulli dhe kushtet tepër komode të trajtimit në resorte e hoteleri, janë faktorët kryesor që e bëjnë këtë plazh të frekuentuar edhe gjatë këtij muaji.

Numrin më të madh të pushuesve e përbejnë shqiptarë të Kosovës, por ka dhe mjaft pushues vendas dhe turistë të huaj, të cilët mbeten të kënaqur për çka u ofron ky plazh.

 “Është me të vërtet shumë mirë, jemi me të vërtet shumë të kënaqur, të qetë” thotë një pushues.

“ Është një vend shumë i bukur dhe do të vij çdo herë këtu sepse është shumë bukur’ thotë një pushues tjetër.

“ Ushqimi është me të vërtet shumë i mirë, sjellja, të gjitha janë në rregull, do të vijmë përsëri vitin tjetër”  thotë pushuesja.

Ndonëse ka një rënie të vogël të numrit të pushuesve krahasuar me muajt korrik e gusht, sërish hoteleritë janë nga 65 deri në 80 për qind të kapaciteteve të tyre akomoduese.

Ku numër  pushuesish në shtator nuk është parë në asnjë shtator të sezoneve të tjerë turistik. Popullimi i plazhit të Shëngjinit, në këtë periudhë të vjeshtës së parë, flet për një përmirësim të dukshëm të infrastrukturës turistike dhe zhvillim i turizmit bregdetar të Lezhës, i cili po kapërcen stinën e verës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.