Shenjat e atakut kardiak që ndryshojnë tek gratë

Shpesh, simptomat e një sulmi në zemër, veçanërisht tek gratë, mund të jenë të shumta.

Edhe pse burrat dhe gratë mund të përjetojnë presion të madh në gjoks, gratë mund të përjetojnë një sulm në zemër pa e ndier presionin në gjoks.

Gratë mund të kenë shqetësime në gjoks dhe dhimbje në krah

Sipas mjekëve, presioni ose dhimbja në qendër të gjoksit dhe dhimbja në njërin apo të dy krahët, janë një nga shenjat kryesore të sulmit në zemër tek gratë.

Kjo mund të zgjasë më shumë se disa minuta ose mund të largohet dhe të kthehet përsëri.

Mund të kenë dhimbje shpine ose stomaku

Dhimbja e shpinës mund të jetë një nga shenjat kryesore të një sulmi në zemër.

Kjo dhimbje, mund të përshkruhet si presion në shpinë, që ndjehet si një litar i lidhur dhe i shtrënguar fort rreth saj.

Gjithashtu dhimbja e stomakut mund të jetë një tjetër shenjë, të cilën shumë gra e anashkalojnë.

Probleme me frymëmarrjen

Gulçimi mund të shfaqet me ose pa shqetësime në gjoks, mund të jetë gjithashtu një tjetër sinjal.

Ju mund të mos jeni në gjendje të mbusheni me frymë dhe të ndiheni sikur të keni vrapuar në një maratonë, por në të vërtetë nuk keni bërë asnjë lëvizje.

Mund të kenë të përziera

Të përzierat, urthi ose dhimbjet e barkut, mund të jenë gjithashtu shenja që lidhen me sulmin në zemër.

Mund të kenë marrje mendsh

Sipas mjekëve, marramendja ose gjendja e të fikëtit, janë shenja të tjera paralajmëruese të një sulmi kardiak tek gratë.

Lodhje ekstreme

Nëse papritmas ndiheni të pafuqishëm, pas një aktiviteti të thjeshtë si për shembull rregullimi i shtratit dhe keni një ndjesi rëndese në gjoks, ky mund të jetë një tjetër sinjal.

Dhimbje në qafë ose nofull

Disa njerëz gjithashtu mund të përjetojnë dhimbje në qafë ose në nofull. Mjekët vërejnë se mund të ndjeni dhimbje në anën e majtë dhe të poshtme të nofullës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

E akuzoi se ka dalë në Sky ECC, ish-drejtori i policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…

16 hours ago

Mbyllet procesi i “Vetting-ut”, përfundon kontrolli i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve

Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…

16 hours ago

Gjykata kërkon arrestimin e Netanjahut, liderit të Hamasit për krime lufte

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…

17 hours ago

2 vite në krye të SPAK, Dumani rrëfen nesër në “3D” për përballjen me politikën dhe krimin e organizuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…

17 hours ago

Ceremonia e diplomimit , 1320 studentë kurorëzuan me sukses studimet për vitin akademik 2023 – 2024

Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…

17 hours ago

Ekspozitë kolektive e artistëve shkodranë – Emërtimi “Gjethet që harroi vjeshta”, frymëzim nga Frederik Rreshpja

Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…

17 hours ago

This website uses cookies.