Shenjat paralajmëruese të anemisë, mjeku: Marrja e hekurit ndihmon, por nuk e shëron

Anemia është një problem shëndetësor shumë i përhapur, por nuk është vetëm mungesa e hekurit shkaku kryesor. I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, mjeku hematolog, Sotiraq Lako u shpreh se anemia vlerësohet nga vlera e hemoglobinës ndërsa tregoi disa shenjat paralajmëruese të kësaj sëmundjeje.

“Aneminë e vlerësojnë nga vlera e hemoglobinës. Zakonisht shfaqin disa shenja sikurse lodhje, këputje të trupit. Gjithashtu anemia të shkakton marrje mendsh, zhurmë në vesh, vështirësi në frymëmarrje sidomos kur je në lëvizje sepse në këtë rast konsumi i oksigjenit është më i madh.  Edhe ngjyra e zbehtë është një shenjë paralajmëruese pasi sa më e ulët të jetë hemoglobina aq më e zbehtë është edhe ngjyra e fytyrës dhe e kundërta. Dua të theksoj që jo çdo shenjë e anemisë manifestohet me ankesa. Klinika e anemisë përcaktohet edhe nga mosha e pacientëve ku mosha e re e suporton aneminë shumë më mirë se një moshë më e vjetër”, tha mjeku.

Mjeku theksoi se sëmundja  e anemisë mund të jetë e trashëguar por edhe e fituar gjatë jetës. Ai theksoi po ashtu se është me shumë rëndësi  zbulimi i shkakut që çon në anemi.

Një pjesë e anemisë është e trashëguar ndërsa një pjesë është e fituar. Për mentalitetin tonë, faji i vihet ushqimit për shfaqjen e anemisë,  por theksoj se fakti kryesor i anemisë është defiçiti i hekurit dhe njerëzit marrin ushqime me përmbajtje hekuri. Por duhet theksoj që anemia është maja e ajsbergut, kështu që marrja e ushqimeve me hekur mund të jetë disi ndihmuese, por nuk ka ndikim në shërimin e anemisë apo shkakut që ajo vjen. Është shumë e rëndësishme të zbulosh shkakun nga ka ardhur defiçiti i hekurit apo vitaminave të tjera” tha mjeku.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.