Shenjtërimi i Nënë Terezës, aktivitete nën kujdesin e “Misionarët e dashunisë, Vëllazënit Konteplativë Nanë Tereza”
8 vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, erdhi i veçantë edhe në në shtëpinë e “Misionarëve të dashunisë, Vëllazënit Konteplativë Nanë Tereza” në Bushat të Bashkisë Vau Dejës. Kremtimin i meshës së shenjtë e më pas me një aktivitet festiv, bëri bashkë banorët rezident të kësaj qendre, vullnetarët dhe misionarët që ju shërbejnë, si dhe të zgjedhur vendorë.
Më pas, programi artistik, i përgatitur për këtë ditë, ka vijuar me interpretime të të rinjve të zonës, si dhe vetë banorëve rezident të kësaj qendre.
“Misionarët e dashunisë, Vëllazënit Konteplativë Nanë Tereza” në Bushat prej afro 3 dekadash janë prezent në këtë zonë, duke dhënë kontributin e tyre për shtresat në nevojë.