4fef1cc9d4e648b48d33eedbede71ad7
Sot shënohet 24-vjetori i Policisë së Kosovës. Për këtë arsye në Prishtinë janë parashikuar të realizohen aktivitete. Në këtë mënyrë, në të gjitha stacionet policore të Policisë së Kosovës, do të aplikohet “Porta e hapur” duke filluar nga ora 10:00, ku qytetarët e interesuar mund të vizitojnë ato.
Në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në sheshin “Skënderbeu” do të bëhet ekspozimi i disa njësiteve dhe pajisjeve policore, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00, ku në orën 11:00 drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, do t’i vizitojnë njësitet policore.
Gjithashtu, do të bëhet edhe ekspozimi i pajisjeve dhe njësiteve policore në Sheshin “Ibrahim Rugova” dhe sheshin “Skënderbeu”.
Në ceremoninë zyrtare, pritet të marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare. /RTK
Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…
Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…
Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…
Liga e Kampioneve, faza e 16-shes, në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…
Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…
Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…
This website uses cookies.