Sherbela mbetet në magazina/ Fermeri: Mungon tregu i shitjes së prodhimit
Zona e Malësisë së Madhe prej kohësh është e njohur për prodhimin e bimëve aromatike-mjekësore.
Ndonëse prodhimi i shërbelës këtë vit ka qenë i mirë problem mbetet tregu i shitjes
Fermeri Angjelin Planaj nga fshati Omaraj nga Malësia e Madhe thotë se prej dy vitesh e gjithë shërbelen e ka në magazinë. Fermeri shprehet se nëse kjo situatë do të vijojë ai nuk do të kultivojë më shërbelë.Rreth 70% e sherebelës që hyn në SHBA është e markës “Made in Albania”. Shqipëria ka sasinë më të madhe të bimëve mjekësore aromatike në botë në raport me popullsinë, por arrihet të përpunohet edhe më pak se 10% e tyre.