Për sherbetin
Si fillim parangrohni furrën e sobës në temperaturë maksimale.
Më pas nisni me përgatitjen e ëmbëlsirës.
Në një tas të vogël, përzieni lëkurat e grira hollë të portokallit me sheqerin duke i shtypur me gishtat e duarve në mënyrë që lëkurat e portokallit të nxjerrin vajin e tyre tek sheqeri.
Duke përdorur një mikser, rrihni vajin e ullirit me sheqerin dhe lëkurat e portokallit.
Në një tas më vete, bashkoni miellin me sodën e bukës dhe kripën.
Ndërkohë shtoni lëngun e portokallit në masën që keni në mikser dhe përzjeini të gjitha dhe me ngadalë nisni të hidhni miellin ndërsa mos e ndaloni përzierjen.
Brumi do jetë i plotë dhe i trashë dhe nuk do të ngjitet në duar.
Sapo brumi të jetë gati ndaloni mikserin dhe nisni ndarjet e brumin në toptha të vegjël jo më te mëdhenj se një kokërr are.
Rrotullojini me pëllëmbën e duarve duke i dhënë një formë vezake.
Vendosini me rradhë të gjithë topthat e përgatitur në një tavë të shtruar me letër pjekjeje.
Secilën prej sherbetlieve shtypeni në mes përmes një piruni dhe më pas futini të piqen në furrë përreth 25-30 minuta derisa të marrin ngjyrë kafe të lehtë.
Për sherbetin
Ndërkohë që sherbetliet piqen në furrë nisni përgatitjen e shurupit.
Në një tigan hidhni sheqerin, ujin, mjaltin, shkopin e kanellës dhe lëkurën e limonit.
Përziejini dhe lërini të ziejnë bashkë përreth 15 minuta.
Largoni më pas shkopin e kanellës, karafilat dhe lëkurën e limonit dhe shtoni lëngun e limonit.
Ndërsa sherbeliet i keni hequr nga furra dhe janë ende të ngrohta, me kujdes hidhuni shurupin dhe kthejini herë pas herë në mënyrë që të thithin tërësisht sherbetin nga të gjitha anët.
Më pas vendosini sherbetliet në një pjatancë, lërini të ftohen dhe spërkatini me arra të thërrmuara dhe kanellë pluhur.
Mos i fusni në frigorifer por mbajini në temperaturë ambjenti.
Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…
Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…
Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…
Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
This website uses cookies.