“Shërbim mjete transporti”, e preferuar – Shkolla profesionale “Arben Broci” e favorizuar në tregun e punës në Shkodër
Shkolla e mesme industriale “Arben Broci” në Shkodër është kthyer në një nga shkollat model të profilit të qendrave multifunksionale.
Shkolla ofron për nxënësit 6 drejtime të orientuara nga tregu i punës në të ardhmen.
Dega e mekanikës dhe shërbimit të automjeteve, vazhdojnë të jenë të preferuarat e atyre që zgjedhin.
Nga viti në vit, arsimi profesional po bëhet përherë e më shumë zgjedhje e të rinjve.
Mundësia e punësimit në ato që konsiderohen zanate të rëndësishme si mekanik, elektriçist apo hidraulik, duket se kanë ndikim në përzgjedhjen e bërë.