Shërbime të reja në e-Albania për punësimin e shtetasve të huaj në Shqipëri

Portali e-Albania ka lansuar dy shërbime të reja për punësimin e të huajve në Shqipëri. Këto përfshijnë vlerësimin paraprak dhe aplikimin për leje unike, duke mundësuar bizneseve të aplikojnë lehtësisht në çdo kohë. Ministri Blendi Gonxhja e vlerëson si një procedurë e thjeshtë dhe transparente.

Portali e-Albania ka ofruar dy shërbime të reja për punësimin e shtetasve të huaj në Shqipëri. 

Ato ofrohen në platformën e-Albania, për paketën e “Lejes Unike” një dokument i domosdoshëm për qëndrimin dhe punësimin e shtetasve të huaj në Shqipëri.

Përmes e- Albanias bizneset mund të aplikojnë në çdo kohë për kërkesat e tyre:”Vlerësim paraprak për aplikim për Leje Unike” https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx… që konfimon besueshmërinë e subjektit sa i takon precedentëve, të mëparshëm të punësimit dhe largimit të shtetasve të huaj nga këto subjekte. 

Pasi subjekti të jetë pajisur me vlerësimin paraprak pozitiv, mund të vijojë me aplikimin dytë.  “Aplikim nga punëdhënësi për leje unike për të huajt” https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=16407″

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, duke e cilësuar si një lajm të mirë për bizneset tha se bëhet fjalë për një procedurë e thjeshtë dhe transparente në një aplikim që kryhet brenda pak minutave e-Albania.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.