Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër të pranishme në të gjitha akset rrugore
Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër bën të ditur se, po vijojnë kontrollet intensive në të gjithë qarkun duke përdorur paisjet teknologjike si radarë, dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që paraqesin rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.
📌 Në kuadër të Plan-Operacionit “ROADPOL”, për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin celular gjatë drejtimit të mjetit, janë vendosur 35 masa administrative.
Gjithashtu gjatë kësaj jave: Arrestuar në flagrancë 1 shtetas “Per drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” (Në gjendje të dehur) si dhe janë proçeduar në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” (Pa leje drejtimi).
Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, Policia Rrugore ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.
– Për periudhën 17-23.03.2024, janë marrë në total 1081 konkretisht:
• Mos përdorim rrip sigurimi 49
• Qarkullim me shpejtësi 382
• Përdorim pije alkolike 10
• Përdorim telefoni 47
• Parakalime të gabuara 121
• Pozicion mjeti ne karexhatë 58
• Pushim i gabuar mjeti 127
• Mos respektim sinjalistike 75
• Mos përdorim kaske mbrojtëse 40
• Mosrespektim këmbësore 114
• Mos përdorim jeleku fosforeshent 2
• Qarkullim me të meta teknike 5
• Pa siguacion mjeti 6
• Ngarkesa gabarite 1
• Xhama të errësuar 18
• Manovër e gabuar mjeti 4
• Mosrespektim distance 3
• Pa kontroll teknik 3
• Humbje kontrolli mbi mjetin 1
• Mospërdorim dritash 2
• Mos respektim orar Ndalim qarkullimi 4
• Qarkullim me targa të një mjeti tjeter 1
• Mos paraqitje dokumente në afat 1
• Mos dhënie përparësie 1
• Ndryshim karakteristika konstruktive 2
• Nuk ndalon 1
• Mos rregullim shpejtësie 1
📌 Ndalim administrativ mjeti 6
📌 Masa debitore të arkëtuara 116
📌 Aksidente me dëme materiale 6 me 14 mjete të dëmtuara.
📌 Shoqërim Personalitete tē Larta Shtetërore të huaja 4
– Policia e Rrugore e DVP Shkodër apelon të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugorë, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112 dhe 129 çdo rast të shkeljes së tyre.