Shërbimet sociale do të kenë profesionistë të dedikuar me licensë

Krijohen katër profesione të reja në fushën e shërbimeve social-shëndetësore. Këto figura do të përfaqësohen nga punonjës socialë që do t’i nënshtrohen kualifikimeve profesionale me qëllim operimin e tyre në treg si idividë të licensuar për shërbime sociale në banesë, shërbime vetjake apo familje kujdestare.

Katër profile të reja të profesinale do të jenë së afërmi pjese e tregut  të shërbimeve social – shëndetësore për të ofruar ndihmë më të kualifikuar ndaj çdo individi të pamundur për kujdes ndaj vetes. Ato janë :

1-Operatori Social-Shëndetësor

2-Familja kujdestare

3-Punonjës të kujdesit social

4-Ndihmësi personal

Këto 4 fusha të reja profesioni do të kualifkohen përmes kurseve dhe trajnimeve afatgjata dhe do të punojnë në treg si profesionistë më licensë.

“Operatori social – shëndetësor do të ofrojë një shërbim më të kualifikuar si asistencë në shtëpi  për të moshuarit apo për të gjithë ata që kanë nevojë duke penguar institucionalizimin e tyre, pra për të mos i dërguar ata në institucione të kujdesit të social. Janë të moshuar të vetmuar, të paaftë dhe kanë nevojë për një mbështetje ditore. Operatori social-shëndetësor do të mundësoje shërbime në shtëpi”, tha  Denada Seferi – Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kujdestarët përsonalë që kujdesen sot për të afërmit e tyre, do të mund të zëvëndësohen sipas dëshirës së vetë individëve në nevojë nga Asistenti personal i kualifikuar, duke i dhënë atyre mundësinë të lirohen nga kjo përgjegjësi në kohë të ndryshme.

Asistenti personal është ai ndihmës vetjak i çdo personi me aftësi të kufizuar për të cilën ai vetë zgjedh ta marrë dhe ky do të jetë më pas një profesion i cili do të mundet që të perdoret nga personat me aftësi të kufizuat për ta ndihmuar atë për çdo detyre vetjake që do t’i ngarkojë”, tha ajo.

Këto profile të reja profesionesh do të dalin nga armata e punonjësve social që operojnë aktualisht në treg.

Ata punonjës social që sot janë aktualisht në punë do të profilizohen brend akëtyre 4 figurave, ose do të ofrojnë shërbimin brenda institucioneve  të përkujdesit social duke marrë trajnimin e duhur për të vijuar më pas me ofrimin e  shërbimeve”, shtoi Seferi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.