SHËRBIMI I KADASTRËS PROBLEMATIK/ Qytetarët të pa shpresë për marrjen e shërbimeve

kadastra
Shkodra është një ndër qytetet ku problemet e pronësisë janë mjaft të theksuara.
Në këto 30 vite demokraci problemet me pronën nuk ka mundur të marrin zgjidhje e tashmë që shërbimi i Kadastrës ka kaluar i gjithi on line, për ta marrja e shërbimit do të jetë edhe më i vështirë .
Sipas ndryshimeve të shërbimit në Kadastër ,nga data 1 korrik 2023, sistemi sipas të cilit duhet të funksionojë ky institucion konsiston në përpunim aplikimesh nga cilado zyre rrethi, pavarësisht se në cilën bashki është pasuria për të cilën aplikohet.