Shërbimi i Transportit Rrugor në Shkodër, Ndërshqtiqaj: Lehtësira për qytetarët, kemi përmirësuar standartin e shërbimeve

Ndërsa numri i automjeteve në rrugë rritet, shërbimi i transportit rrugor po përmirëson standartin e shërbimeve. Në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër tashmë ofrohet një shërbim shumë më i mirë për qytetarët. Drejtori Marjan Ndërshtiqaj thotë për RTSH se sistemi është i gjithi i kompjuterizuar dhe shumë shërbimet kanë filluar të jepen online.
Një tjetër risi e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është edhe aplikimi për lejet e drejtimit përmes shërbimit online që u vjen në ndihmë qytetarëve.
Investimet e kryera vitet e fundit në këtë drejtori kanë bërë të mundur që të shmangen radhët e gjata dhe abuzimet.