Shërbimi i Zyrës së Gjendjes Civile, sezoni veror rrit fluksin pranë këtyre sporteleve
Sezoni turistik perkon edhe me kthimin e emigranteve në vendlindje, ku shumë prej tyre e shfrytëzojnë edhe për të kryer veprime tek Zyra e Gjendjes Civile në Shkodër.
Aktualisht, pranë këtyre sportelve po punohet me personel të plotë, duke i ardhur keshtu në ndihmë çdo personi.
Edhe qytetarët e vleresojnë shërbimin e ofruar nga kjo zyrë.
Pas një problemi disa ditor për shkak te rënies së sistemit, zyra e gjendjes civile është rikthyer në funksion duke bërë të mundur kryerjen e procedurave, të cilat ishin blllokuar gjatë kësaj periudhe.