Shërbimi rus i sigurisë arreston një grua me nënshtetësi amerikane dhe ruse e cila akuzohet për tradhti
Shërbimi rus i sigurisë ka ndaluar një grua me nënshtetësi amerikane dhe ruse dhe për të cilën dyshon se ka kryer tradhti dhe ka financuar ushtrinë ukrainase. Sipas rusëve, gruaja në fjalë, emir i së cilës nuk është bërë i ditur por që raportohet se banon në Los Anxheles, ka mbledhur fonde për një organizatë ukrainase, përfituesi i të cilave ka qenë ushtria e Kievit.
Ajo gjithashtu akuzohet se ka marrë pjesë në mitingjet pro Ukrainës që janë mbajtur në SHBA. 33 vjeçar ja u ndalua në qytetin e Jekaterinburgut, në të njëjtin qytet ku në mars të vitit të shkuar u arrestua edhe gazetari amerikan Evan Gershkovic i cili akuzohet për spiunazh dhe vijon të jetë i ndaluar në Rusi.
Shërbimi rus i sigurisë thotë se e ndaluara ka vepruar duke cënuar sigurinë e vendit. Në prill të vitit të shkuar Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që parashikon dënim me burg për jetë për ata që shpallen fajtorë për tradhti.