Shërbimi zjarrfikës, gatishmëri për festa – Kontrolle për lëndët piroteknike dhe fishekzjarret

Afrimi i festave të fundvitit ka shtuar kontrollet nga Shërbimi i Zjarrfikësve në subjekte të ndryshme, për masat e marra nga ana e tyre në zbatim të kërkesave të rregullores për mënyrën, kushtet dhe kriteret e tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve.
Ndërkohë, Smajlaj i bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes edhe për përdorimin e pajisjeve të gatimit me korent dhe me gaz, pasi shpesh ato janë bërë shkaktarë të rënies së zjarrit.
Shërbimet e zjarrfikësve, po ashtu edhe ato të policisë, do të shtojnë kontrollet në vijimësi për të mundësuar identifikimin e subjekteve dhe kontrollin e tyre, për të qenë sa më të kontrollueshëm dhe të ndërgjegjshëm në tregtimin e këtyre produkteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve në prag të festave të fundvitit.