Categories: LajmeSport

Sherman Valiev, tjetër rus për mundjen shqiptare

Sherman Valiev, një tjetër rus për kombëtaren shqiptare të mundjes, i cili startin e tij si kuqezi do ta ketë në Kampionatin Europian të të rriturve në Bukuresht. Ai do të konkurrojë në peshën deri në 74 kilogram në stilin e lirë, kurse Sahit Prizreni zbulon se si dhe si u bë i mundur rusi i tretë për tapetin kuqezi. Madje duke falënderuar dhe ata që e bënë të mundur këtë ardhje.

“Është bërë një punë e madhe. Gjej rastin të falënderoj presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar që ka ndihmuar për të marrë lejen e qëndrimit në Shqipëri të Valiev. Madje dhe vizën në një kohë të shkurtër, gjë që bëri të mundur licencimin në Federatë Botërore”, nënvizon i pari i mundjes shqiptare.

Shqipëria përfaqësohet po në mundjen e lirë nga Zelimkan Abakarov në peshën 61 kilogram dhe Islam Dudaev në peshën 65 kilogram. Në mundjen klasike Gjetë Prenga në peshën 67 kilogram dhe Kelsi Nelaj në peshën 82 kilogram. Kurse në mundje për femra, në peshën 68 kilogram, Albina Drazhi. E Prizreni është i bindur se do të ketë medalje në këtë Europian.

“Shpresoj që Shqipëria dhe jam i bindur me këtë që jo me një medalje, por me disa të tilla nga ky Europian”, thekson Prizreni.

Lojërat Olimpike “Paris 2024” janë një tjetër objektiv për mundjen shqiptare, ndërsa dhe pas Europianit ka të tjera shanse kualifikimi me normë.

“Para Olimpiadës kemi dhe dy kualifikuese të tjera dhe Shqipëria e mundja synon dhe dy-tre norma të tjera kualifikimi përveç asaj të Zelimkan Abakarov”, përfundon Prizreni.   

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

12 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

12 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

12 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

12 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

12 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

12 hours ago

This website uses cookies.