“Sherr” adoleshentësh, plagoset njëri/Në Fushë Arrëz një person tenton të vetëdigjet
Dy 15 vjeçarë janë konfliktuar ditën e sotme dhe si pasojë e konfliktit është lënduar me mjet prerës (biçak) njëri prej tyre.
Shtetasi i dëmtuar është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
15-vjeçari tjetër u shoqërua në ambientet e DVP Shkodër dhe po merret në pyetje, në prani të prindit të tij dhe të psikologut.
Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij konflikti dhe sqarimin e rrethanave të tij.
Ndërkohë një tjetër ngjarje është rëgjsitruar në bashkinë e Fushë Arrëzit ku një person ka tentuar të vetëdigjet me benzinë në mjediset e bashkisë së Fushë-Arrëzit. Bëhet fjalë për shtetasin Tonin Lleshi, i cili është shoqëruar në mjediset e komisariatit të policisë.
Mësohet se ai kishte bërë disa kërkesa në drejtim të pushtetit vendor, të cilat sipas tij nuk i janë zgjidhur dhe prandaj ka tentuar të kryejë aktin estrem.