Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ka nisur me përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës ku janë goditur me njëri-tjetrin Bledion Nallbati i Partisë Demokratik dhe atij të Partisë Socialiste, Vullnet Sina.
Kjo seancë u thirr ditën e sotme pasi në seancën e fundit deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin në kushte normale të seancës, e cila u shty.
Ndërkaq, nga ana e saj kryeparlamentarja Lindita Nikolla u ka kërkuar deputetëve të Partisë Demokratike që të ulen në vendet e tyre dhe që seanca të zhvillohet normalisht, por ata kanë refuzuar kategorikisht duke mbledhur te foltorja.
Më pas njëri nga deputetët e opozitës, Bledion Nallbati ka shkuar drejt deputetit të PS-së, Vullnet Sina i cili ishte duke folur nga vendi të cilit i ka tërhequr mikrofonin dhe situata ka avraguar në përplasje fizike, duke u qëlluar me grushte mes tyre.
Ndërkohë është zbardhur edhe shkresa për Gardën e Republikës, firmosur ditën e sotme nga sekretaria e Kuvendit, që i komunikohet Gardës që të mos ketë asnjë pengesë për të gjithë deputetët, duke nënkuptuar kështu edhe 23 ligjvënësit e përjashtuar.
Presidenti i Bajram Begaj, në vijim të konsultimeve për të përcaktuar datën e zgjedhjeve parlamentare…
Disa turistë tashmë e kanë eksploruar dhe shijuar Shqipërinë gjatë verës, por ajo që shumë…
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një intervistë për Radion…
Një ditë pas takimit me shqiptarët në Londër, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në…
Marrëdhënia mes qenit dhe pronarit është gjithmonë e veçantë. Kaq e veçantë, saqë kur të…
Një histori e trishtë e një zogu shtegtar (gushkuq) ka ngjallur emocione tek shumë njerëz.…
This website uses cookies.