Sherr me sende të forta për pronën në Lezhë, plagoset i moshuari

Një i moshuar ka mbetur i plagosur pas një sherri për pronën. Ngjarja ka ndodhur në Ungrej të Lezhës, ku dy person janë zënë me sende të forta duke lënë të plagosur Ndrec Kolën.
I plagosur është dërguar për ndihme mjekësore me Spitalin e Lezhës, pasi ka marrë fraktura në kokë dhe krahë.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar dy persona dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.