Sherr me thika e grushte në Velipojë, policia arreston autorin, i sekuestron mjetin prerës thikë
Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur në Velipojë. Policia njofton se mesditën e djeshme, menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa të rinjve, për motive të dobëta, në vendparkimin e automjeteve, në një subjekt në qendër të Velipojës, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë kanë shkuar në vendngjarje, për të parandaluar përshkallëzimin e këtij konflikti dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët.Si rezultat, u kap sapo kishte nxjerrë nga automjeti, mjetin prerës (thikë), për ta përdorur në konflikt, dhe u arrestua një shtetas 19 vjeç. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për një 22-vjeçar pasi gjatë konfliktit, ka goditur me grushte të arrestuarin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.