Sherr me thika mes të rinjve, plagoset 22-vjeçari, në kërkim autori
Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e kësaj të premte në lagjen “Skënderbeg” në afërsi të spitaleve në Shkodër.Si shkak i kësaj ngjarje ka mbetur i plagosur 22-vjeçari Armando Gjoka nga fshati Hot i Ri. Ky i fundit është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që 26-vjeçari është arratisur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ky i fundit është identifikuar si Anton Gjergji nga Shkodra. Dëshmitarët okularë thanë se shkak është bërë një konflikt i çastit, i cili më pas ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.Me të marrë informacion pranë sallës operative Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisën krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit Anton Gjergji.Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Bluzat e bardha bëjnë të ditur se i plagosuri Armando Gjoka po merr asistencë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut.