Arben Lleshi
Një i dënuar ka mbetur i vdekur dhe dy janë plagosur në burgun e Peqinit si pasojë e një konflikti mes tre prej të burgosurve përjetë.
Të dënuarit Sokol Mjacaj, Arben Lleshi, Ilir Xhakja u përplasën në ambientet e burgut të Peqinit.
Mësohet se ishte i dënuari Mjacaj që plagosi Xhakjan i shkaktoi plagë vdekjeprurëse Lleshit. Vrasja raportohet se ndodhi me armë zjarri tip pistoletë.
Në lidhje me ngjarjen, ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Sipas saj asnjë gardian, staf policor dhe civil nuk është lënduar, ndërsa situata po menaxhohet.
“Për shkak të një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm kanë mbetur të plagosur dy prej tyre dhe ndërkohë situata po menaxhohet!
Ju sqarojmë që s’ka asnjë gardian, staf policor dhe civil të lënduar,” bëhet e ditur në njoftim e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Ilir Xhakja është dënuar për vrasjen e kryekomisarit Adem Tahiraj në shtator 2012 në Katund-Sukth, ndërsa Mjacaj po vuan dënimin kapital për vrasjen e dy turistëve çekë me qëllimin për t’i grabitur.
Arben Lleshi, nga fshati Laç-Bruçi i Matit, ka qenë autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.