Babë e bir u proceduan penalisht nga Policia e Shkodrës pasi dyshohet se kanë kërcënuar me armë pneumatike një konkurentin e tyre në fushën e transportit të turistëve me varka në lumin e Shalës.Referuar burimeve zyrtare nga policia nisi procedimin penal të shtetasve përkatësisht 55 dhe 24 vjeç. Sipas policisë pas administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 58-vjeçari, se ishte kanosur me armë pneumatike, nga 2 shtetas, për motive konkurrence në fushën e transportit me varka të turistëve për te lumi i Shalës, Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, për autorët e dyshuar të rastit. Nga kontrollet në banesën e këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën pneumatike me të cilën dyshohet se u krye kanosja dhe 1 mjet prerës (thikë), që posedoheshin pa leje njofton policia.
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…
Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…
Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…
Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…
This website uses cookies.