Sherri në Kosovë- Arrestohet në Lezhë Noizy bashkë me reperin Bajraktari

Policia ka vendosur në pranga këngëtarin e njohur Rigels Rajku dhe reperin Bahtjar Bajraktari, të cilët u përfshinë në një përplasje fizike pak ditë më parë në Kosovë.

Ata janë vendosur në pranga nga policia pasi ishin shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës pas sherrit të ndodhur të qytetin e Pejës ku Noizy akuzohet dhe dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në dhunën e ushtruar ndaj një shtetasi duke e dëmtuar keq fizikisht.

Policia ka rënë në gjurmët e dy personazheve të njohur pasi njësia “FAST Albania” ka marrë informacion nga “FAST Kosova”, për këta 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.

Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.  Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rigels Rajku mësohet se është ndaluar nga policia e Lezhës teksa po shkonte për të performuar në një klub nate mbrëmjen e së martës.

Pas ndalimit Noizy është dërguar në Tiranë ku edhe do t’i nënshtrohet procedurave ligjore për t’i ekstraduar më pas për në Kosovë. 

Ndërkaq, policia ka shpallur në kërkim edhe reperin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në sherrin e ndodhur pak ditë më parë në Pejë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.