Sherri për pasagjerët, ndërron jetë pas një jave shoferi në Shkodër, u plagos nga 63-vjeçari pas konfliktit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Shkodër.
Një person, që është qëlluar me grushte pranë Teatrit Migjeni, ka ndërruar jetë. Viktima është Dedush Gjoni.
Dedush Gjoni qëndroi një javë në koma në spital, pasi ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Autori Cen Sela u ndalua menjëherë pas ngjarjes, pasi goditi me grushte Gjonin, ndërsa policia i gjeti atij në banesë një pistoletë e municion luftarak. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në lagjen “Vojo Kushi” mes autorët dhe viktimës që punonin shoferë dhe trasnportonin pasagjerë.
Gjithcka nisi për motive konkurrence para stacionit të furgonave pranë teatrit “Migjeni”, ku Sela dhe Gjoni u përleshen fizikisht me njëri-tjetrin.
Pas një jave në koma, Dedush Gjoni ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë, shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Cen Sela, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat 63-vjeçari i mbante pa leje.