Sheshi para stadiumit dëmtohet sërish – Zëvëndësimi i pllakave u bë tre vite më parë nga Bashkia Shkodër

Sheshi para stadimit “Loro Boriçi” është dëmtuar sërish.
Dëmet janë të dukshme pothuajse në të gjithë hapësirën përreth stadiumit.
Pasojat duket se po i vuajnë qytetarët e sidomos automjetet, të cilët e kanë të vështirë të lëvizin, për shkak të amortizimit të ndjeshëm që ka pësuar zona në fjalë.
Tre vite më pare, Bashkia Shkodër ndërhyri për riparimin e dëmtimeve në sheshin përreth stadiumit “Loro Boriçi”.
Grupet e punës punuan për zëvëndësimin e pllakave dekorative të dëmtuara nga mjetet e tonazhit të lartë, si dhe sistemimin e plotë të sheshit përreth impjantit sportiv.
Por duket se i ka ardhur koha që të kryhet një tjetër ndërhyrje në këtë zonë.
Sheshi përpara stadimit është një hapësirë publike e rëndësishme, që shërben si pikë grumbullimi për tifozët dhe vizitorët gjatë ngjarjeve sportive dhe aktivitete të tjera.