Shëtitorja e Molos e preferuara e shkodranëve/Rritja e temperaturave ka shtuar lëvizjet në shëtitoren e molos
Me ngrohjen e motit shëtitorja e molos pranë Urës së Bunës kthehet në mjedisin më të frekuentuar për shkodranët.
Të shumtë janë qytetarët që zgjedhin për të shëtitur por edhe për të ushtruar aktivitet fizik, në një zonë të qetë dhe me ajër të pastër. Qytetarët thonë se kjo shëtitore mbetet ndër më të preferuarat ndërsa presin që investime të reja të nisin për rikualifikimin e saj. Falë qëndrueshmërisë së motit, ditëve me diell e temperaturave më të larta se normalja, qytetarët shkodranë duket se i qëndrojnë besnikë shëtitjeve në pedonalen e Molos, duke e kthyer këtë zonë në një oaz qetësie për fëmijët e të rriturit në qytetin e Shkodrës.