Shëtitorja e molos, pikë e frekuentuar, kjo zonë ofron peisazhin dhe freskinë e liqenit, por nevojiten përmirësime

Deti dhe mali janë dy alternativat kryesore të stinës më të nxehtë të vitit. Sidoqoftë,  shkodranët nuk e kanë braktisur qytetin në këtë të dielë  korriku. Mes gjelbërimit të pemëve dhe fushëpamjes së Bunës, shëtitorja e Molos është vendi i preferuar për shumë prej tyre. Në këtë zonë të qytetit, temperaturat e larta ndihen më pak.

Përtej natyrës së bukur që të ofron qëndrimi pranë kësaj shëtitore, qytetarët janë të mendimit se ajo ka nevojë për ndërhyrje duke nisur nga stolat dhe mbajtja pastër e mjedisit përreth.

Distanca jo e largët nga qendra e qytetit, rreth 2.5 km, e bëjnë këtë shëtitore një pikë të frekuentuar nga të gjitha moshat. Ajo mund të aksesohet lehtësisht si në këmbë ashtu edhe me biçikletë, mjetin e preferuar të shkodranëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.