Shevchenko emërohet këshilltar i Zelenskyit
Presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky ka emëruar ish-futbollistin dhe trajnerin Andriy Shevchenko si këshilltar i pavarur i tij. Vendimi u bë i ditur me dekret presidencia, i cili u shfaq të martën në mbrëmje (26 shtator), në faqen e internetit të presidencës ukrainase.
Ish-futbollisti ukrainas ka luajtur për Dynamo Kyiv, Milan dhe Chelsea. Nga viti 2016 deri në vitin 2021 ka qenë trajner i kombëtares së Ukrainës dhe mban titullin Hero i Ukrainës.
Gjithashtu, ai është fitues i Topit të Artë si sulmuesi më i mirë i UEFA-s në vitin 2006.
Në maj 2022, Shevchenko u bë ambasador i platformës së Ukrainës për mbledhjen e fondeve UNITED24.