Shevchenko zgjidhet president i Federatës së Futbollit në Ukrainë
Ishte një legjendë në fushën e blertë si futbollist dhe më pas u bë edhe trajneri i kombëtares, por tashmë një karrierë e re e pret Andriy Shevchenkon.
Ish-sulmuesi i njohur nga dita e sotme është zyrtarisht presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës.
Ish-sulmuesi i Dynamo Kievit, Milanit dhe Chelseat u paraqit si kandidati i vetëm në zgjedhjet e zhvilluara sot gjatë Kongresit të XXVI të Federatës, që u mbajt në Kiev.
Sheva mori 93 vota pro nga 94 delegatët që ishin të pranishëm në kongres, që zgjedhjen e tij e shoqëruan duartrokitjet e gjata.