Shfaqja e Betlehemit “të gjallë” / Qytetarët mbushën sheshin pranë Katedrales “Shën Shtjefni” për të parë shfaqjen

shfaqja betlehem
Si në një skenë teatrale në qiell të hapur nxënësit e shkollës “Zemra e Krishtit” u bënë pjesë e manifestimit të Betlehemit të gjallë, organizuar në sheshin e Katedrales “Shën Shtjefni” të Shkodrës ku qindra qytetarë morën pjesë si vizitorë.
Synimi i organizimeve të tilla është rritja e vetëdijësimit tek njerëzit për rëndësinë e ngjarjeve të tilla siç është ajo e lindjes së Krishtit.
Momente të tilla shërbejnë edhe si çaste reflektimi për çdonjërin nga ne.
Atmosfera u bë më festive me këngët e kënduara nga fëmijët e vegjël dhe nxënësit e shkollës organizatore të aktivitetit.