Shfaqja “Liqeni i mjelmave”- Nxënësit e shkollës së Baletit në turne me solistë

Liqeni i mjelmave
Nxënësit e shkollës së Baletit në Tiranë dhe solistë nga kompani të ndryshme në Europë në bashkëpunim me shkollën “Nouvo Balleto Classico” në Reggio Emilia në Itali vijojnë turneun e radhës për shfaqjen e baletit” Liqeni i Mjelmave” pas një suksesi në Teatrin e Uppsales në Suedi.
Projekti drejtohet nga ish-nxënësi i shkollës dhe drejtori artistik i Nuovo Balleto Clasico, Rezart Stafa, ndërsa kjo shkollë ka për synim zhvillimin e talenteve të reja teksa ky projekt sjell një bashkëpunim artistik me mbi 40 balerinë nga skena ndërkombëtare.
Shfaqja “Liqeni i Mjelmave” do të vijojë në datat 17 dhe 18 dhjetor në Stockhom.