Shfaqja “Madam Butterfly” rikthehet në Teatrin e Operës kryevepra e Puccinit
Pas më shumë se një dekade rikthehet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit kryevepra e Puccinit, Madama Butterfly, e cila këtë herë vjen në bashkëpunim me institutin Italian të Kulturës. Me një koncept të ri regjisorial I cili vendos në qendër natyrën e gruas e brishtë dhe delikate por që vdes nga mungesa e kujdesit, vëmendjes dhe dashurisë.
Geisha e bukur 15 vjeçare i qëndron besnike togerit amerikan Pinkerton . Ndonëse kanë kaluar tre vite nga ikja e tij Butterfly tashmë nënë e një djali refuzon të nisë një jetë të re. Madam Butterfly, opera e kompozitorit Giacomo Puccini, zhvillohet në tre akte.
Dedikuar Mbretëreshës së Italisë Elena Montenegro, u shfaq për herë të parë në Teatro alla Scala në Milano, më 17 shkurt 1904, me rastin e sezonit të Karnavaleve të Kreshmës. Madama Butterfly” do të jetë në TKOB deri në datën 1 qershor.