Shfaqja ‘’Turjela’’, regjisori Saimir Gongo sjell në vëmendje kohën e diktaturës

Regjimi komunist vjen edhe njëherë në vëmendje, këtë herë në shfaqjen premierë “Turjela” me autor dhe regjisor Saimir Gongo.
Dy artistë përballë ish-Sigurimit të shtetit, i plotfuqishmi i lagjes dhe përplasja e dëshirës për liri me pushtetin autoritar. Vepra rreket të shpërfaqë njeriun dhe pushtetin, dhe shtypjen, tradhtinë dhe vlerat.
Vepra është ndërtuar mbi të dhëna të dala nga hulumtimet në dosjet e Ish-Sigurimit, sikundër edhe nga dënimet e artistëve të shumtë në diktaturë, duke nisur që nga ata që i dhanë jetë shfaqjeve teatrale.
Shfaqja “Turjela” do të vijojë të shfaqet për publikun përgjatë gjithë fundjavës.