Shfaqje “e pazakontë” në teatrin “Migjeni”/Arjeta Dhima solli për publikun një shfaqje ku në thelb kishte ventrilokuizmin

shfaqje teater
Teatri “Migjeni” çeli sërish dyert për spektatorët e tij. Pas “Luleborë”-s, publikut iu servir një shfaqje sa e veçantë aq edhe e pazakontë në llojin e vet. “Kush foli?”, shfaqja e Arjeta Dhimës ka në thelbin vet Ventrilokuizmin, iluzionin që bën të duket se zëri vjen nga goja lëvizëse e një kukulle dhe jo nga folësi aktual.
Arjeta Dhima është e para dhe e vetmja ventrilokuiste në Shqipëri, me një sukses, të cilin ka mundur ta ballafaqojë edhe përtej kufijve, duke u spikatur e vlerësuar deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shfaqja e saj do të vijojë rrugëtimin edhe në qytete të tjera të vendit.